Është gjetur i vdekur ditën e sotme aktori kosovar Art Kurti, në një automjet në rrugën Gjakovë-Goden.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkohë që mediat kosovare, raportojnë se aktori ka qenë protagonist në “O Sa Mirë”, i mirënjohur për rolin e Gjakovarit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se po heton rrethanat për vetëvrasje. Ai u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.
Vetura në të cilën është gjetur i vrarë Art Kurti, këshilltar për rininë në kabinetin e kryetarit të Komunë së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij.
Të afërm me aktorin kanë rrëfyer se i riu gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shenja depresioni, sikurse ka folur edhe për probleme personale.