Një vrasje e kryer 22 vite më parë ka marrë vendimin sot nga Gjykata e Selanikut në Greqi, e cila ka dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë dy shtetas shqiptarë, xhaxha dhe nip.
Në këtë krim është përfshirë edhe një vëllai i njërit prej tyre, që atëherë ishte 15 vjeç, prandaj dhe çështja u la të gjykohet nga gjykata e të miturve.
Vrasja ka ndodhur në 3 shtator 1996, në një fshat të rrethit Pela, në Greqinë e veriut. Viktima, një blegtor vendas, kishte punësuar si bari djaloshin 15-vjeçar dhe marrëveshja ishte që ta paguante me 1.000 dhrahmi në ditë. Mirëpo, pasi e shfrytëzoi për 19 ditë, blegtori nuk pranoi ta paguante djaloshin dhe kjo ndezi zemëratën e xhaxhait dhe vëllait të tij që gjithashtu ishin emigrantë në ato zonë.
Ndaj mbrëmjen e 3 shtatorit 1996 i dolën përpara blegtorit, e rrahën dhe e goditën me sende të forta që i shkaktuan plagë me pasojë vdekjen.
Kufoma e 52-vjeçarit u gjet të nesërmen nga familjarët, e hedhur poshtë urës së një kanali kullues.
Policia kishte bërë identifikimin e të dyshuarve në mënyrë të menjëhershme, nisur nga mosmarrëveshja për çështjen e pagesës që ishte mësuar edhe nga fshatarë të tjerë.
Por të tre ata ishin larguar ndërkaq për në Shqipëri, ku vetëm muajt e fundit u arrit të identifikoheshin nga Interpoli dhe t’u dorëzohet thirrja për gjyqin në Selanik ku ata nuk u paraqitën dhe as pajtuan ndonjë avokat që t’i përfaqësonte, raportojnë mediat greke.