Maqedonia është një shtet ku punësimet bëhen në bazë të librezës partiake dhe jo sipas meritokracisë, një shtet ku administratorët që nuk janë në vend të punës janë të barabartë me një administrator me grada (arsimimi) dhe i vyeshëm.
Ky është një vend ku në institucionet shtetërore më e përçmuar është punonjësja femër, e cila ngacmohet seksualisht dhe psiqikisht, dhe ku ajo është e dëshpëruar për faj të personit që ajo duhet t’i shërbejë!
Është një ku punëtori përçmohet, nënçmohet dhe është peng i vartësit të tij, që në disa raste mund të jetë një idiot!
Ai jo vetëm që nënçmohet, dhunohet, diskriminohet dhe në të shpeshtën e rasteve duhet gjysmën e pagës t’ia kthejë eprorit të tij.
Për fat të keq, ne jetojmë në Maqedoni!/Ekspress