Ambasadori gjerman, Heldt: Gjermania qëndron pas integritetit territorial të Kosovës

Premte, 04 May 2018 10:27

Gjermania i qëndron pas integritetit territorial të Kosovës dhe është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve. Kështu ka thënë ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Kosovës së pavarur dhe Gjermanisë.

Në intervistë ambasadori Heldt flet për rëndësinë që ka procesi i dialogut me Serbinë dhe nevojën që të shfrytëzohet ai proces edhe për përafrim me Bashkimin Evropian, ndërsa thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i dakorduar në Bruksel, duhet të formohet bazuar në udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Heldt flet edhe për raportet bilaterale mes dy vendeve, për investimet e Gjermanisë në Kosovë dhe për vullnetin e Berlinit për ta përkrahur Kosovën në ndërtimin e shtetit demokratik ku sundon ligji. Për këtë ai thotë se shpreson që nuk do të shohë edhe një përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ndërsa tregon që për kohën sa është në Kosovë përshtypjen më pozitive e ka nga të rinjtë që duan ta çojnë vendin përpara, si dhe zemërgjerësia e optimizmi kosovar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 10:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...