Një shqiptari i është bërë atentat në mes të Athinës. Mediat greke shkruajnë se një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në mesditë në sheshin “Viktoria” në Athinë.
Dy persona të maskuar nga një motor kanë qëlluar me 5 plumba në këmbë një shtetas shqiptar që ndodhej para një parukerie.
I plagosuri është transportuar në spital ndërsa zona është rrethuar nga policia e cila është vënë në ndjekje të autorëve.
Identitet e atentatorëve nuk dihen ende.