Merkel pret për herë të parë Thaçin në Berlin

Premte, 04 May 2018 19:35

Angela Merkel pret për herë të parë në Berlin Hashim Thaçin në cilësinë e presidentit të Kosovës. Në qendër janë temat biletarele dhe rajonale.

Të mëkurën e ardhshme, më 9 maj, kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë në Berlin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e bëri të ditur të premten (4 maj) në konferencën e rregullt për shtyp zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz. Në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet bilaterale dhe rajonale, bëri të ditur Fietz.

Ndër temat kryesore pritet të jetë ajo e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Angela Merkel ka pasur rastin të informohet mbi këtë dialog nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndërsa Kosova i ka zhvilluar bisedimet me Gjermaninë deri tani në nivele më të ulëta, por jo më pak intensive.

Kështu për shembull, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, vjen rregullisht në Berlin për të marrë mendimin e partnerëve gjermanë. Konkretisht gjatë dy ditëve të fundit ai pati zhvilluar takime me stafin e kancelares Merkel  dhe në drejtorinë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Tema kryesore ka qenë dialgou me Serbinë, ku Enver Hoxhaj ka bërë të qartë pritjet e qeverisë së Kosovës për një plan kohor dhe për caqet e këtij dialogu, i cili ndodhet në prag të përmbylljes. "Nuk mund të vazhdojmë dialogun me një qasje të dykuptimësisë. Neve na hyn në punë një marrëveshje që njëherë e përgjithmonë e mbyll një temë të hapur bilaterale që është njohja mes dy shteteve", i tha Hoxhaj DW shqip të premten në mbrëmje. Po ashtu, një cak tjetër që dëshiron Kosova në përmbyllje të bisedimeve është anëtarësimi në OKB.

Mbështetje për liberalizimin e vizave

Gjermania, si ideatorja e bisedimeve tekniko-juridike mes Kosovës dhe Serbisë, është një nga vendet kryesore që mbështet dialogun që po zhvillohet aktualisht mes dy vendeve në Bruksel. Por shteti me ekonominë më të fuqishme në BE është i rëndësishëm edhe për temën tjetër në axhendën mes BE-së dhe Kosovës: liberalizimin e vizave. Kosova shpreson që të marrë një rekomandim pozitiv në këtë drejtim, pas miratimit përfundimtar të ligjit të demarkacionit me Malin e Zi. "Qendrimi i Komisionit Europian deri tani ka qenë favorizues për Kosovën, meqë edhe për zonjën Mogherini përmbushja e kriterit të demarkacionit ishte përmbushja më e rëndësishme. Ne kemi bërë edhe një përpjekje serioze për të adresuar temën e  luftës kundër krimit të organizuar dhe korruspionit, por na duhet edhe mbështetje e shteteve antare, dhe Gjermania është një nga shtetet kryesore", tha Hoxhaj për DW shqip.

Në kuadër të krijimit të një opinioni për vendet e Ballkanit Perëndior dhe afrimin e tyre me BE-në Angela Merkel i ka pritur thuajse të gjithë krerët e shteteve të rajonit në Berlin. Pas takimit me presidentin e Kosovës ajo do të darkojë me anëtarët e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Izetbegoviç, Ivaniç dhe Çoviç. Javën e kaluar ajo priti kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Takimet janë në kuadër të përgatitjeve për samitin e Ballkanit me BE-në në Sofje të Bullgarisë, i cili do të zhvillohet më 17 maj, si edhe për konferencën e Londrës në korrik të këtij viti, që bëhet në kuadër të të ashtuquajturit "Proces të Berlinit". Në të dyja këto takime të nivelit të lartë do të konsolidohet strategjia e afrimit të rajonit me Bashkimin Europian.

Vizita e Hashim Thaçit në Berlin është vizitë pune dhe jo zyrtare. Vizita e tij zyrtare si president i Kosovës, në kuadër të së cilës do të takohet me homologun e tij, është shtyrë gjatë këtyre muajve për shkak të vonesave në krijimin e qeverisë gjermane dhe pritet të zhvillohet gjatë muajve të ardhshëm./DW

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 20:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...