Kosovë/ Jack Smith emërohet prokuror i Gjykatës Speciale

Hënë, 07 May 2018 13:33

Një prokuror i specializuar amerikan, pasardhës i David Schvendiman, të cilit i skadoi mandati si zyrtar i shërbimit të jashtëm amerikan më 31 mars, do të jetë në krye të hetimeve të Gjykatës Speciale mbi të supozuarat krime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës.

Jack Smith, prokuror me përvojë në hetime politike të rangut të lartë dhe hetime penale ndërkombëtare, u emërua Prokuror i Specializuar pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Europian.

“Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, u shpreh Smith.

Aktualisht, Smith është nënkryetar dhe kreu i seksionit të padive i Korporatës Spitalore të SHBA-ve, organizata shëndetësore joqeveritare më e madhe në Shtetet e Bashkuara, një post të cilin e ka pasur që në shtator të vitit 2017.

David Schvendiman ishte i pari Prokuror i Specializuar, e gjithashtu edhe kryeprokuror i “Task Forcës” Hetimore Speciale.

Smith është diplomuar në Fakultetin Juridik të Harvardit dhe në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Oneonta. Gjatë karrierës së tij, Smith ka marrë një sërë çmimesh, përfshi Çmimin për Drejtor nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve; Çmimin e Prokurorit të Përgjithshëm për Shërbime të Shquara; Çmimin për Juristët e rinj nga Shoqata Federale e Juristëve; Çmimin ‘Charles Rose’ nga Shoqata e Rajonit Lindor; Medaljen ‘Henry L. Stimson’ nga Shoqata e Juristëve të kontesë së Nju Jorkut dhe bursa pasuniversitare ‘Wasserstein’ e Fakultetit Juridik të Harvardit.

Lajmi i emërimit të tij në postin e prokurorit të Gjykatës Speciale është mirëpritur me besim edhe nga kryetarja e kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova.

Duke e uruar Smithin për detyrën e re, Trendafilova ka thënë se ka besim në përvojën e tij, duke shprehur bindjen se do të shërbejë në përmbushjen e mandatit të zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“I ofroj Smithit përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, thuhet në deklaratën e kryetares Trendafilova.

Kryetarja Trendafilova ka shprehur mirënjohje edhe për punën e zëvendësprokurorit të Specializuar, Këai Hong Ip, i cili sipas saj bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. /tch/

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...