Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se angazhimi i Berlinit të mbështetur nga Uashingtoni është i nevojshëm në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në fazën finale të tij.
“E mirëpres angazhimin e Berlinit zyrtar dhe e di që ky angazhim është vërtet direkt i përkrahur prej Uashingtonit. Këto dy energji vijnë për ta përkrahur Brukselin dhe është lajm i mirë që kemi një mobilizim të këtij niveli”
Haradianj është shprehur optimist për arritjen e një konsensusi politik të brendshëm në lidhje me dialogun me Serbinë.
“Ajo që më bën përshtypje është një vetëdije e ngritur brenda nesh. Kemi bazën e mjaftueshme për të mos e nënvlerësuar veten në një moment final”, tha Haradinaj.
“Nuk duhet të ndërmarrim vendime pastaj t’i kundërshtojmë dhe të tentojmë t’i riparojmë, siç ndodhi me demarkacionin. Unë apeloj te secila parti politike të ulemi në tavoline dhe të bisedojmë. Nuk guxojmë që çështjet e vendimeve finale t’i neglizhojmë”, tha ai.