Ambasadori i Shqipërisë në Austri, z. Roland Bimo dhe Ambasadori i Shqipërisë pranë OSBE dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, z. Igli Hasani kryesuan delegacionin shqiptar në ceremoninë përkujtimore të 73 vjetorit të çlirimit të Kampit të Përqendrimit Mauthausen.
Ata vendosën kurora pranë monumentit përkujtimor të Shqipërisë duke nderuar viktimat e rëna në këtë kamp.
Këtë vit, Ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli zbuloi pllakën përkujtimore për të rënët nga Kosova në Mauthausen.
Në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore mori pjesë edhe Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Mauthausenit, Guy Dockendorf si dhe Ambasadori Helmut Tisch nga Ministria e Jashtme e Austrisë.