Marko Gjuriç do të vizitojë sërish Kosovën, disa ditë pas arrestimit në veri të Mitrovicës. Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli për gazetën Express.
Kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, ka thënë Zyberaj.
“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron.
Por, këshilltari i Pacollit thotë se Gjuriçit i është treguar vendi herën e kaluar dhe tani ai do të sillet në pajtim me ligjin në Kosovë.
“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë ai.