Acarohet Mali i Zi, mund të vërë tel me gjemba në kufirin me Shqipërinë

Diel, 20 May 2018 14:13

Mali i Zi është duke menduar ngritjen e një rrethimi në kufirin me Shqipërinë ka thënë të dielën një zyrtar i qeverisë malazeze. Shkak për këtë është bërë rritja e numrit të emigrantëve që po kalojnë përmes vendit të tyre në një shteg të ri për Bashkimin Evropian.

Me mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po e provojnë fatin për të arritur në vende më të pasura evropiane pasi kontrabanduesit kanë krijuar një shteg të ri ballkanik që shkon nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës në anëtarin e BE-së, Kroaci, raporton Reuters.

Bosnja tashmë ka nisur të përballet me mijëra emigrantë që janë ngujuar pasi një shteg përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë u mbyll në 2016, kur Turqia ra dakord të ndalë rrjedhën në këmbim të ndihmës së BE-së dhe koncesioneve tjera.

“Në rast të një fluksi më të madh të emigrantëve, mund të ngremë një gardh me tela të mprehtë në kufi me Shqipërinë”, ka thënë për televizionin shtetëror Vojislav Dragoviç, Shef i Departamentit për Mbikëqyrje të Kufirit Shtetëror në Mal të Zi, transmeton Koha.net.

Ai tha se autoritetet shqiptare shpesh kanë refuzuar të pranojnë mbrapsht, emigrantët e kthyer nga Mali i Zi, sipas marrëveshjes dypalëshe për ripranim.

Shumë vende të rrugës së emigrantëve kanë siguruar kufijtë e tyre me barriera fizike. Hungaria ka ngritur një gardh me tela të mprehtë në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës së vitit 2015, kur më shumë se 1 milion emigrantë erdhën në Evropë.

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 14:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...