U shfaq në Nju Jork, premiera e filmit dokumentar “Pagëzimi” të RTK - së 

Diel, 20 May 2018 17:35

Nga Beqir SINA - New York City

….një histori prekëse dhe e jashtëzakonshme e mbijetesës së Shaul Gatenyo, një hebre ky i shpëtuar në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore…


MANHATTAN NYC : Një dokumentar i RTK-së, mbi një të mbijetuar të Holokaustit nga fshatrat shqiptare të Maqedonisë, në Letnicë, në perëndim të Vitisë - Kosovë, ka ngjallur interes të madh, pas shfaqjes së tij, në Nju Jork, deklaruan zyrtarët e Qendrës për Historinë Hebraike, në qytetin e Neë Yorkut.
Filmi që titullohet “Baptism” (“Pagëzimi” – emri shqiptar i filmit), tregon historinë prekëse dhe të mahnitshme të mbijetesës së Shaul Gatenyo, një hebre ky i shpëtuar në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë film Shaul Gatenyo, që tani jeton në Jerusalem, prezantohet si dëshmitarë okular hebrenj i cili i mbijetojë terrorit nazist, kur ishte vetëm dy vjeç, në mesin e të mbijetuarave të fundit nga Holokausti.
Shfaqja e premirës së filmit dokumentar “Pagëzimi”, u bë të martën më 16 Maj në Qendrën për Historinë Hebraike në Neë York City, një qender kjo në të cilën operojnë pesë organizata të shquara hebraike me Arkivin më të madh dhe më i plotë i përvojës bashkëkohore hebraike jashtë Izraelit.
Në këtë premier morën pjesë, zyrtarët e lartë të kësaj qendre, anëtar të saj, studentë dhe studente shqiptar e izraelitë, veprimtar të njohur të të drejtave të njeriut, historian, gazetar, klerik, studiues, historian, amerikan  izraelit dhe shqiptar.
Përfshirë, Ambasadorin e Japonisë në OKB-ë, Yasuhisa Kaëamura, përfaqësuesit diplomatik të dy shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, ish ambasadorin e Shqipërisë në Londër, zotin Mal Berisha, veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptar : Harry Bajraktari, Gjek Gjonlekaj, Uk Lushi, Adrian Grajevci, Ilir Bytyqi, Marjan Cubi, Besim Malota, Gazmend Gjonbalaj, Isidor - Beti Tsamblakos, Alda Mosko, Agim Rexhaj e tjer.
Po ashtu, në mesin e pjesëmarrësve ishin klerik të tre besimeve - Rabbi Kaplan - Drejtor i Qendrës për Arsim e Holokaustit, në Nju Jork, Meshtari Don Pjetër Popaj, Imam Tahir Kukaj, të cilët edhe e kan përshendetur shfaqjen e filimit - dokumentar “Pagëzim” të RTK-së, duke folur edhe për aktin e papërsërtishëm që bën shqiptarët me kodin e tyre Besa, për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjët në Kosovë e Shqipëri, pavarësisht përkatësisë fetare.
Shfaqjen e këtij filmi dokumentar 25 minuta, i gjatë (Ridvan Berisha - Producent ekzekutiv - Idea Mentor Shala - Regjisor dhe drejtor fotografie - Mumin Jashari - Skenari Ridvan Berisha - Gazetare Valjeta Kosumi - Montazha dhe postproduksioni Liridon Metushi), e moderojë Sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Ines Demiri, e cila lexojë me këtë rast edhe nëj letër përshëndetje të Fr. Nathan Perston .
Çdo histori është inëtëresante, por disa janë të jashtëzakonëshme. I tillë është edhe rrëfimi i Shaul Gadenjos 78 vjeçarit nga Jerusalemi. I cili i shpëtojë Holokaustit, gjatë periudhës më të tmerrshme të shekllit të 20-të.Dhe, për fat të tij shpëtimin e gjeti në një fhsat shqiptar Letnicë.
“Mbi shtatë mijë hebrenjë u dërguan nga fabrika e monopolit në Shkup, në kampin famëkeq të Trblinkës - në Poloni. Ndërsa të paktë ishin ata qëi mbijetuan këtij dëbimi - dy femra dhe dy fëmijë u nisën nga Shkupi për të gjetur, sterhim te shqiptarët. Rruga është e gjatë,  e moti i ftohtë  nuk e bënë atë rrugëtim më të lehtë. Për, Shaulin, një fëmijë dy vjet e gjysmë, ka mbetur e ngulitur për gjithë jetën : mungesa e ushqimit, ulërimat e ujqërve,  dhe të ftohtit e bëjnë edhe më të tmerrshme rrugën  që zgjati për tri ditë e netë nga Shkupi në Letnicë. Arritja në këtë fshat shqiptar,  simbolizon shpëtimin dhe ringjalljen  pasi aty do të jenë  të sigurtë deri në përfundimin e luftës së Dytë Botërore - kapitullimin e Nazismit”, tregon filmi “Pagëzimi”.
Filmi dokumentar “Pagëzimi” i RTK-ës, u shfaq nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshëme të Republikës së Kosovës, në Nju Jork, në Qendrën për Historinë Hebraike në Neë York City, e cila është një institut prestigjoz me Arkivin më të madhe dhe më të plotë të përvojës bashkëkohore hebraike, jashtë Izraelit.
Ambasadorja Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e RK, në Nju Jork, mikëpritëse e këtij eventi, i tha gazetës tonë se ky film dokumentar është një prej atyre disa shembujve, që kan ndodhur në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. 
Koha ajo kur populli i kosovar i hapi dyert e mikëpritjes shqiptare dhe zëmrën e bujarisë shqiptare, popullit hebraik, atyre që kërkuan mbrojtjen dhe ndihmën, e shpitarëve nga shfarrosja që u ndodhi me Holokaustin, tha ajo. 
“Filmi “Pagëzimi” u shpreh Sahatqija, është një dëshmi tjetër, pas atyre të zbuluara më parë,( Pej, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren ), për të treguar botës, me fakte dëshmit e rrëfimeve të jashtëzakonëshme të të mbijetuarve - Duke treguar se ka ardh koha që komuniteti hebraik, të mësojë se populli i Kosovës, duhet të radhitet në mesin e atyre popujve, që u bën shpëtimtari i hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmi mendojë unë tha ambasadorja, është njëra prej serive të filmave që Radio Televizioni i Kososvës, që ka përgaditur dhe vazhdon të përgadisë me mbijetuesit e asaj tragjedie të paparë ndonjëher -  ku rreth 6 milion hebrejë humbën jetën.”
Konsullata e Përgjithshëme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork, theksojë Sahatqija, kishte nderin dhe përvilegjin me shfaqjen e këtij filmi dokumentar , për të treguar edhe një herë se Kosova, dhe populli i saj, janë ata që kan shpëtuar hebrenjët të cilët kërkuan ndihmë - mbrojtjen dhe e gjetën atë te shqiptarët kodi Besa.
Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, i cili kishte udhëtuar posaqërisht për shfaqjen në Nju Jork, me ekipin realizues të këtij dokumentari,  i tha gazetës Bota sot, se RTK-ja, ka nisur me nxjerrjen në pah të një serë dokumentesh të cilat kan të bëjnë me histori të tilla nga Lufta e Dytë Botërore, dhe më konkretisht me atë që quhet Holokaust, dhe mbrojtjen që u beri atyre populli i Kosovës.
“Shumë hebrenjë në Ballkanin perendimorë,  gjetën strehë në Kosovë, duke shpëtuar kështu falë asaj mikëpritjes shqiptare,  kodit biblik - Besa,  mikëpritjen dhe bujarinë shqiptare. Duke i shpëtuar atyre ngjarjeve të tmerrshme, që ndodhën në atë kohë, nga më të tmerrshmet e Shekullit të XX-të, siç ishte Holokausti”, tha ai.
Zoti Shala, duke folur për filmin tregojë se :”Konkretisht, ky film ka të bëjë me një rast, ku një person i cili sot është gjallë dhe është hebrejë, që jeton në Jerusalem, i cili rrëfen të gjithë historinë prej momentin kur atij ja vranë prindërit e tij, si ka shpëtuar dhe si ka gjetur shpëtimin, në fshatin shqiptar Lenticë, dhe pikërishtë në Kishën katolike të shqiptarve, në të cilën edhe Nëna Tereze, fillojë në atë kohë misionin e saj të bamirësisë. Duke treguar edhe një herë  për mikëpritjen e madhe, që kan gjetur te shqiptarët e Kosovës, të gjithë ata hebrenjë që kërkuan ndihmën te populli shqiptar i Kosovës”.
Për shfaqjen e këtij filmi foli edhe ambasadori i Japonisë, Yahuisa Kaëamura, i cili përmendi vlera të përbashkëta mes shqiptarve dhe popullit japones. Ai e lidhi  aktin e shqiptarve në mbrojtjen e hebrenjëve gjatë luftës - me dhënjën e vizave të 7 mijë hebrenjëve nga Japonia, të cilët u larguan nga Letonia dhe gjetën mbrojtje te populli japonez për të shpëtuar.
Yamin Amiel - Manaxher izraelito amerikan i investimeve - mbasi tregojë mbi një vizitë të tij në Kosovë, tha se ka mësuar shumë nga miqt e tij shqiptar, sidomos nga miku i tij ketu në Nju Jork, Uk Lushi mbi atë se çfarë kan bërë populli shqiptar në mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjëve në atë kohë dhe u shpreh se ishte shumë i kenaqur që po shikonte filimin “Pagëzimi” në Nju Jork.
Për filimin “Pagëzimi” të RTK-ës, dhe aktin e shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjëve foli edhe veprimtari i njohur Harry Bajraktari, i cili tha : “është nje punë e madhe shfaqja e këtij filmi në këtë qender prestigjoze, duke na bërë një nder të madh të gjithë ne shqiptarve si komb. Kjo është një mënyrë për të treguar, atë  aktin e papërsëritshëm që e bënë shqiptarët, musliman, ortodoks dhe të krishter, edhe para komunitetit të madh hebraik në SHBA “,  tha ai.
 Shkrimtari, publicisti dhe analisti i çështjve politike, ish - Ambasadori i Shqipërisë në Londër, dhe jo rezident në Republikën e Irlandës, zoti Mal Berisha, studiues i njohur, i cili promovoi tre vjet më parë në Nju Jork , librin me titull: “Herman S. Bershtain , jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” e këtij personaliteti të shquar amerikan, të quajtur Herman Bernstein, që shërbeu si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Zogut nga viti 1930 deri në 1933, tha se ishte i lumtur që përsëri ndodhej mes këtyre miqve nga Qendra për Studime Historike Hebraike në Nju Jork.
Ai tha se libri i tij i botuar për herë të parë që flet hollësisht për hebrenjët është : "Shpëtim në Shqipëri", shkruar nga Harvey Sarner, duke përshkruar historinë e kodit të shqiptarëve “Besa”, dhe duke treguar historinë e gjallë të hebrenjëve të shpëtuar në Shqipëri, ku 100 për qind e tyre u shpëtuan nga shqiptarët e tre besimeve fetare - pa dallim.
Mal Berisha, tha se pikërisht disa dokumenta nga ky libër ai i ka qëmtuar nga biblioteka dhe  arkiva e këtij instituti për studimet hebraike, për të hedhur dritë mbi jetën e Bernsteinit, i cili ashtu si shumë personalitete të huaja që kanë jetuar një farë kohe mes shqiptarëve, u shndërrua në mik të përhershëm i shqiptarëve. Ndërkohë, që ai përgëzojë autorët e këtij filmi dokumentar “Pagëzimi “ për shfaqjen e tij, në këtë qender prestigjoze hebraike në Nju Jork, dhe nxjrrjen e këtyre fakteve të jashtëzanonëshme për mbrojtjen e hebrenjëve nga shqiptarët kudo ku ata kërkuan ndihmë.
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, e cila ishte mysafire e rastësishëme e kësaj mbrëmje, e quajti shfaqjen e këtij dokumentari : “ Një mbrëmje që tha shumë - bile edhe më shumë se sa kemi mësuar deri tani për mbrojtjen e hebrejve në Kosovë”.
 Ajo tha gazetës Bota sot, se ne shqiptarët jemi në kohën kur duhet të sa më shumë prezantojmë vlerat tona, sidomos, në këtë kohë kur e gjithë bota është në atë që po thirret “ Krizë botërore e vlerave njerëzore”. 
“Unë mendojë ndoshta jemi një popull I vogël - por jemi një popull i vlerave të madha, u shpreh Gaxherri, duke shtuar se këto vlera tona kombëtare i kemi dokumentuar kohë pas kohe nëpër shekuj. Dhe, tani nëpërmjet këtyre dokumentave siç është edhe ky rast me filmin që sapo u shfaqë “Pagëzimi “, janë për të treguar mbrojtjen që i kemi bërë popullit hebraik, kur ai kishte nevojë për ne shqiptarët. Por që sot dhe ne shqiptarët kemi shumë nevojë për Izraelin dhe vendet e tjera. Andaj ne duhet që nëpërmjet këtyre rrëfimeve të mbijetuarve dhe dokumentave të tilla të japim sa më shumë shembuj të këtillë, sepse kemi se çfarë të tregojmë me shumë krenari për atë që kemi bërë”, tha Besa Gaxherri, deputete e LDK-sa, në parlamentin e Kosovës.
Uk Lushi një biznesman dhe veprimtar i komunitetit, i cili kishte ardhur së bashku me mikun e tij nga Izraeli Yaniv Amiel, për të parë premirën e filimit “Pagëzimi” shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook,  se këto dokumenta janë të çmuara për ne shqiptarët.
“Pas më shumë se gjysmë shekulli të mbyllur në kutitë së kaluarës, shkruan zoti Lushi - historia e mrekullueshme se si shqiptarët shpëtuan jetën e mijëra hebrenjve gjatë Holokaustit, po dalin më në fund në dritën e fakteve historike, për të i njohur bota. Kështu në Qendrën për Historinë Hebraike, Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe Federata Amerikane Sephardi bënë një shfaqje të veçantë të dokumentarit "Pagëzimi", prodhuar nga RTK (Radio Televizioni i Kosovës). Një Film i bukur ky që tregon historinë prekëse dhe të mahnitshme të mbijetesës së Shaul Gatenyos, një hebre i shpëtuar në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shauli dy vjeç e gjysmë u pagëzua në Kishën e Letnicës, për të fshehur identitetin e tij, pasi anëtarët e familjes së tij u kapën nga nazistët në Maqedoni dhe u morën e u dërgun së bashku me pothuajse një milion hebrenj të tjerë në kampin e shfarosjes së Treblinës në Poloni. "Pagëzimi" nuk është vetëm një film për shpëtimin e Shaul Gatenyo por është gjithashtu një rreze shprese se mirësia njerëzore do të mbizotërojë edhe në momentet më të errëta të njerëzimit, kur - ashtu siç do të thoshte Martin Luther King - do të duhet të pranojmë pakënaqësit e të fundme, por kurrë të mos humbim shpresën e pafundme”, shkruan kështu në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Uk Lushi veprimtar dhe bisnesman i komunitetit shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...