×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vuçiç: Kisha serbe nuk mund të përzihet në vendimin për Kosovën

Tuesday, 22 May 2018 09:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot në Baku të Azerbajxhanit se, Kisha Ortodokse Serbe (SPC), nuk ka nevojë të merr vendime të rëndësishme politike në vend, por ka të drejtë të paraqesë qëndrimin e saj.

 

“Nuk mendoj se vendimet kryesore politike duhet të merren nga Kisha, por natyrisht se ka të drejtë për të shprehur pikëpamjet e veta, unë nuk kam asnjë problem me këtë”,- u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në Azerbajxhan.

I pyetur për të komentuar shkrimin e gazetës ‘Blic’ se shteti fajëson Kishën Serbe për Kosovën, Vuçiç tha se, “Kishës nuk ia mohon të drejtën për të shprehur opinionin e saj, por ai nuk duhet të bie dakord me çdo deklaratë të përfaqësuesve të Kishës”,- raporton “Beta”.

“Unë nuk e fajësoj Kishën. Por, ko nuk do të thotë se unë gjithmonë duhet të pajtohem me deklaratat cilitdo përfaqësues të Kishës. Ne jemi një shtet laik, shumë i respektoj, unë nuk jam ndonjë besimtar i madh, por jam besimtar”,- tha Vuçiç.

Kisha Ortodokse Serbe më 10 maj shpalli mesazhin e fundit të Kuvendit të Shenjtë të Peshkopëve, ku thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë qendrore”, dhe e cila u bën thirrje zyrtarëve serbë “që asnjëherë nuk duhet të japin pëlqimin për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë”.

Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate më 11 maj, duke thënë se e respekton pozicionin e Kishës, por se nuk e sheh se çfarë zgjidhje ajo ofron, duke shtuar se konflikti i ngrirë me Kosovën nuk është zgjidhje dhe se është e nevojshme për të arritur një kompromis.

“Respektoj gjithçka, por nuk e pashë se cila është zgjidhja. Të jemi kundër çdo gjëje dhe të presin për kohë më të mira, kur ne të jemi pesë ose tre milionë, apo kur të tjerët të na pënë prapa edhe për pesëdhjetë vjet?”,- kishte pyetur Vuçiç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...