Kosova së shpejti do ta ketë një tunel të ri e që do të lidhë atë me Malin e Zi nga Peja në Rozhajë. Kjo gjë u bë e ditur nga ministrat e Kosovës dhe Malit të Zi që merren me çështje infrastrukturore, shkruan “gazetametro.net”.
Ishte ministri malazez Osman Nurkovic, i cili së pari përmendi lidhjet e Mali të Zi me Kosovën, e një prej të cilave është tuneli Pejë Rozhajë.
“Ne u pajtuam që të ndërtohet një tunel që do të lidhë Pejën me Rozhajën. Idenë e kemi të gatshme, tani duhet të merremi vesh”,- ka thënë Nurkovic.
Ndërkaq, edhe ministri Pal Lekaj e ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se kanë nisur punët për të kryer studimin e fizibilitetit.
“Po, jemi pajtuar rreth këtij projekti. Po bëhet fizibiliteti me intensitet të lartë. Na ka mbetur të shohim se si do ta realizojmë këtë projekt”,- ka thënë Lekaj.
Ndërkohë, ministrat bën të ditur se u pajtuan që Kosova e Mali i Zi të lidhen edhe në rrugën Deçan-Plavë, e po ashtu edhe me anë të autostradës Pejë-Rozhajë.
Kosovarët përdorin Shqipërinë si vend transit për të shkuar në Mal të Zi, pas rrugët aktuale që lidhin direkt këto dy vende, janë të vështira.