Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me anëtarë të delegacionit nga Provinca Autonome e Trentos të Italisë, të kryesuar nga Sara Ferrari. Ai ka nwnvizuar rolin e madh tw Italisw si dhe rwndwsinw reciproke tw bashkwpunimit ndwrmjet dy vendeve.
“Gatishmëria e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë dhe mbrojtje të ambientit, është me interes reciprok për të dyja vendet.
Kosova është vend atraktiv me mundësi të shumta për investime të huaja dhe Qeveria e Kosovës, në suaza të marrëdhënieve të shkëlqyera me Italinë, është e hapur për partneritet të gjithanshëm me Provincen e Trentos”, wshtw shprehur Haradinaj.
“Kosova është vend mik i Italisë, një vend që ka shumë të rinj, me shpirt sipërmarrës dhe të gatshëm për të bashkëpunuar. Investimet direkte nga Provinca Autonome e Trentos janë të mirëpritura, veçmas kur ato janë të përqendruara në fushën e mjedisit dhe ruajtjes së ambientit”, tha ai.
Sara Ferrari, ministre e Provincës për Universitetin dhe Kërkime, për Politikat e Rinisë, Çështjet e Gjinisë, dhe Bashkëpunimit Zhvillimor, shprehi përkushtimin e vendit të saj për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushat e identifikuara në interes të ndërsjellë. /55news.al/