Aleatët e NATO-s Italia dhe Greqia, nga 5 qershori do të fillojë patrulla ajrore të përbashkëta mbi Malin e Zi, njoftojnë nga Aleanca.
“Meqë Mali i Zi nuk ka avionë ushtarakë, aleatët do t’i ndihmojnë në sigurimin e hapësirës ajrore”,- thuhet në njoftimin e NATO-s.
Nga Brukseli theksojnë se, Mali i Zi kontribuon drejt sigurisë së përbashkët të Aleancës me dërgimin e ushtarëve në misionin për stërvitje të NATO-s në Afganistan dhe duke dhënë mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë.
“Në shenjë solidariteti mes aleatëve, Italia dhe Greqia do të ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Malit të Zi. Avionët italianë dhe grekë edhe më tej do të jenë me bazë në vendet e tyre amë dhe sipas nevojës do të përdoren”,- sqarojnë nga NATO.
Patrullimi ajror, siç theksojnë nga NATO, nuk është përgjigje e ndonjë kërcimi specifik, por është e rëndësishme kontributi që NATO jep si siguri për anëtaret e saj, ashtu siç veprohet edhe me rastin e Shqipërisë, ku si pjesë të aleancës edhe hapësira jonë ruhet nga avionë të vendeve aleate.