Ditën e djeshme ka nisur zyrtarisht Kampionati Botëror i Futbollit dhe në ekranet shqiptare emisionet politike i kanë lënë vend emisioneve sportive, ku përveç sportit ka dhe vajza të bukura. Shqipëria nuk garon në Botëror, por një garë në distancë do mbahet nga bukuroshet e emisioneve sportive që do të transmetohen në kanale të ndryshme shqiptare.
Por ndryshe nga kampionati Evropian, kësaj radhe televizionet shqiptare kanë zgjedhur disa fytyra jo shumë të njohura për publikun, por pa diskutim të bukura dhe seksi.
Ja kë do shohim për një muaj në ekranet tona gjatë Botërorit:
Fjoralba Ponari
Në Top Channel, çdo mbrëmje përkrah Manushit do të shohim dhe bukuroshen bionde Fjoralba Ponari. Fjoralba nuk është shumë familjare për publikun shqiptar por nuk është kjo hera e parë që shfaqet në ekran. Më parë e kemi parë dhe në “Voice of Albania” në ‘Gold Room’. Që në puntatën e parë, Fjoralba u bë tema e ditës së mediave online me pyetjen që vuri në siklet deputetin e PS-së, Eduart Shalsi në emisionin “Top Arena”
Ilda Bejleri
Ilda Bejleri është një nga gazetaret sportive më seksi dhe shumë komentuar. E përfolur për format e saj dhe ‘zhveshjen’ në ekran, Ilda është gjithnjë në qendër të mediave. Në këtë Botëror, Ildën do e shohim duke prezantuar “Ruski Bar” në platformën televizive Supersport.
Stela Kotri
Stela Kotri është një nga figurat legjendare të Ora News dhe Channel One. Ajo është e njohur prej vitesh tashmë për publikun dhe shumë e dashur gjithashtu. Bukuroshe pa diskutim por që gjithnjë qëndron larg skandaleve dhe veshjeve provokuese. Stelën do e shohim çdo mbrëmje në Ora News përkrah Gerti Çarçanit me emisionin “Botërori Rusi 2018”.
Elsa Saka
Në televizionin e lajmeve “Fax News” do shohim Elsa Sakën. Elsa nuk është shumë e njohur por me format bombastike që ka me siguri do bëhet e njohur pas emisionit “Sport Show” që do të moderojë çdo mbrëmje me Maksi Tashin.
Hygerta Sako, Viola Spiro dhe Pejana Elezi
Nëse televizionet e tjera kanë nga një, RTSH-ja ka plot tre vajza të bukura dhe që prej një kohe të gjatë janë marrë me emisionet sportive. Pra, nuk janë zgjedhur vetëm për bukurinë. Duke qenë se RTSH-ja ka transmetim maratonë të Kupës së Botës do të jenë tre vajza në modelim për të ndërruar njëra-tjetrën.
“Gol 21” Vizion Plus
Vizion Plus e nisi mbrëmë vetëm me burra. Nuk e dimë nëse do të vazhdojnë kështu apo do të përfshijnë ndonjë bukuroshe seksi. Por që të konsiderohen në ‘garë duhet ta bëjnë patjetër. Ose ‘ta rregullojnë’ me të ftuarat.
Enkeleida Zeko
Në News 24 do të shohim vetëm Enkeleda Zekon, e cila do të prezantojë “Fair Play”. Enkeleda gjithmonë ka prezantuar emisione sportive, ndaj mund të përballojë e vetme modelimin e një emisioni.
Valbona Mhilli
Ndërkohë, në Report Tv do shohim brunen bukuroshe, Valbona Mhillin. Përkrah Denis Mingës, Valbonën do e shohim çdo natë me emisionin “Botërori +”.
Orjola Bomi
Krahas Pandi Laços në emisionin “Ruleta Ruse” do të shohim Orjola Bomin, çdo natë në ABC News.