Debatit nuk po i vjen fundi.
Mjaftoi një foto dhe një koment ironik i trajnerit të njohur gjerman Jurgen Klopp, që Rike Roçi dhe Irid Oxa të bëheshin befas protagonistet e medias rozë.
Nga çfarë mund të vërehet ky postim ka reaguar një numër të madh reagimesh.
Këtë koment krah fotos që bëri xhiron e rrjetit botërorin e katër viteve më parë, thumboi dhe moderatorja sportive Eva Murati.
Pas ksaj ish banorja e BB e ksihte një përgjigje për Evën.
Kjo e fundit, nuk zgjodhi heshtjen si përgjigje, por vendosi pikat mbi i sipas mënyrës së vet. Kështu, Eva në mesazhin e saj të fundit të postura në instastory thotë: "Objektivizimi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave,talentit, mundit të djemve që luajnë me kombëtaren tonë shkon përtej bukurisë apo jo të individit. Askush nuk e mohoi bukurinë e shoqeve në foto. Nuk do guxoja se e di që fatkeqësisht ka njerëz që e vendosin mbi çdo vlerë tjetër".