Policia shoqëron një person për vrasjen e ish-policit

E mërkurë, 30 Janar 2019 18:33

Ndalohet një person i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Policia ka ndaluar pak momente më parë një 30-vjeçar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në atentatin e sotëm.

Tre persona të maskuar qëlluan me breshëri plumbash drejt Arben Bilalit, ndërkohë që ish oficeri i policisë i ka mbijetuar një atentati disa vite më parë.

Policia ka sekuestruar 30 kamera për të hetuar vrasjen e tij.

Bëhet me dije se disa vite më parë Bilalit i kanë ekzekutuar dy vëllezërit në dy atentate të ndryshme.

Në vitin 1997 ish-policit i vranë vëllain Bujar Bilali, i cili ra gabimisht pre e një breshërie plumbash, ndërsa në vitin 2010 i vranë vëllain tjetër Leoard Bilali, ish mundës i Dinamos.

Bilali ka edhe një vëlla tjetër, por të dy jetojnë të ngujuar dhe dalin shumë rrallë nga shtëpai që pas vrasjes së vëllezërve, ndërkohë shtëpia e tij është e pajisur në çdo cep me kamera sigurie.

Newsbomb.al mëson se Arben Bilali, i cili ra pre e një atentati të tipit mafioz në zonën e Tiranës së Re, ishte bashkëshorti i specialistes për Krimet në Drejtorinë e Tiranës, Matilda Bilali.

Dyshohet se vrasja e tre vëllezërve të ketë qenë për hakmarrje.

SI NDODHI ATENTATI SOT:

10 plumba në trup dhe në kokë, i kanë marrë jetën Arben Bilalit, ish oficerit të policisë, rreth orës 14:35 minuta të mesditës së sotme.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri armësh Bilalin i cili gjendej brenda makinës së tij tip “Hunday”, në stacionin e fundit të Tiranës së Re.

Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë të cilët kanë parë tre personat e maskuar të largohen me një makinë të tipit “Benz”. Një kamer sigurie pranë një biznesi, pas një peme, mendohet se ka filmuar pamjet e atentatit.

Arben Bilali i ka mbijetuar një atentati në vitin 2010 ndërsa në të njëjtin vend, në maj të 2010-ës gjithashtu, ish oficerit i vranë vëllain, Leonard Bilali, ish mundës i Dinamos.

SI I SHPËTOI ATENTATIT në maj të 2010-ës Arben Bilali:

Një muaj para se t’i vrisnin vëllain, ditët e para të majit 2010, persona të paidentifikuar tentuan të vrisnin vetë ish-oficerin duke e qëlluar me pistoletë.

Por ai i shpëtoi atentatit pasi mori mjekim në spital pas dy plagëve të marra në lokal.

Ish-polici, në shenjestër të këtij atentati ishte përfolur për një vrasje të ndodhur vite më parë edhe pse zyrtarisht nuk ishte pandehur asnjëherë për këtë krim. .

EKZEKUTIMI i vëllait të Arben Bilalit, 11 gusht 2010:

Leonard Bilali u ekzekutua me 4 plumba pistolete në një nga lokalet e kryeqytetit.

Pas ngjarjes u mësua se vrasja kishte ndodhur pas një sherri mes disa personave në lokalin ku ishte ulur Bilali. Leonard Bilali ish mundësi i Dinamos ishte i vëllai i ish-efektivit special të policisë Arben Bilali.

33-vjeçari u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e lokalit ‘Shijaksburg’, pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Bilali u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë dhe në trup.

Nga veprimet e kryera hetimore autori ka qëlluar një herë në bark Bilalin dhe kur si pasojë e goditjes 33-vjeçari është përkulur ka qëlluar edhe 3 herë të tjera nga pas, në krahun e majtë. Autori është larguar më këmbë, por dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...