50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, mbeti i vrarë pak orë më parë në zonën e Selitës.
Burime prej grupit hetimor raportojnë se 50-vjeçari është qëlluar nga një ‘Benz’ i zi me automatik.
Nisur prej plumbave të shumtë të marra në trup, dyshohet se viktima ka qenë duke ecur, ndonëse skena e vrasjes nuk është krijuar ende.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, të cilat grupi hetimor mendon mund t’i përdorë për të kuptuar më tej atë që ka ndodhur, gjithashtu pritet të bëhet dhe identifikimi i makinës.
Policia po punon për ndërtimin e një identikiti të vrasësit, nisur nga përshkrimet e dëshmitarëve.
Bashkëshortja e 50-vjeçarit të vrarë është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. 50-vjeçarit i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 qe vëllai i tij ai që u vra në të njëjtin vend ku Arben Bilali u ekzekutua sot.