Një mjet tip “Nissan” është djegur ditën e sotme në Fier. Sipas të dhënave zyrtare, dyshohet se automjetit i është vendosur eksploziv. Mësohet se makina është në pronësi të një gruaje.
“Më datë 16.04.2018, në lagjen ‘1 Maj’, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip ‘Nissan’, në pronësi të shtetases E.A, banuese në Patos.
Dyshohet se ne pjesen e perparme të mjetit eshte vendosur lëndë plasëse eksploziv.Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, deklaron Policia e Fierit.