Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali. 50-vjeçari është ekzekutuar sapo ka zbritur nga makina e tij.
Në videon e cila është bërë publike nga Top Channel, duket Bilali teksa zbret nga makina e tij, ndërsa autorët vijnë me një makinë tjetër Mercedez Benz me ngjyrë të errët. Makina e autorëve është me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto, i raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës.
Mbi ish-policinë janë zbrazuar 14 plumba. Asnjëri nga vrasësit nuk ekspozohet dhe nuk del nga makina, e cila pas breshërisë, largohet qetësisht në drejtim të paditur. Ata qëllojnë egërsisht mbi Arben Bilalin.