Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier.
Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga një 45-vjeçar me inicialet I.B ka dalë nga rruga, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri, 37-vjeçari me inicialet H.G.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lushnje
Gjatë ditës së sotme, në autostradën Lushnje-Fier, shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.
Shtetasi I.B ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi H.G ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.