Masakroi gruan dhe kunatën me thikë, çfarë ndodhi me fatin e fëmijëve të çiftit Musta?

Tuesday, 12 Mars 2019 21:45

Është zhvilluar sot seanca e radhës për kujdestarin e fëmijëve të Ballshit pas vrasjes se nenës se tyre nga bashkëshorti Gazmend Musta.
Edhe seanca e sotme është zhvilluar me dyer te mbyllura ku kane marrë pjese gjyshërit e dy fëmijëve, ndërsa nuk ka qene i pranishëm Gazmend Musta i cili ka lëshuar nje deklarate nga burgu për përfaqësimin e tij nga avokati. Ne seancën e sotme është dëgjuar fjala e vajzës se mitur ne prani te psikologes dhe kujdestares se fshatit SOS. Pas tragjedisë se vrasjes se nenës se saj dhe tezes, ajo jeton nen kujdestarin e fshatit SOS.

Ne seancën e sotme vajza mësohet se nuk ka pranuar te shkoje te gjyshërit ( prindërit e babait) duke u shprehur se ata janë prindërit e babait qe vrau nenen dhe tezen. Ne seancen e sotme qe është zhvilluar gjithashtu me dyer te mbyllura vajza është shprehur se do te shkoje te jetoje me dajën dhe se kërkon te mbaje edhe mbiemrin e familjes se nenës se vrare. Marrja ne pyetje e vajzës se mitur është kryer ne prani te kujdestares se fshatit SOS dhe psikologes.

Kujdestarinë e fëmijëve e kane kërkuar edhe daja e fëmijëve por edhe prindërit e autorit te kësaj vrasje. Rreth dy muaj pas ngjarjes ka qene Gjyshmi Caushaj qe hapi padi kundër vrasësit të dy motrave te tij, për t’i marr kujdestarin e fëmijëve qe tashme janë strehuar ne fshatin SOS. Gjyshmi Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij Gentiana Caushaj e cila u vra nga burri ne Ballsh.

Por pas kërkesës se dajës se fëmijëve kane qene prindërit e autorit te kësaj vrasje qe paraqiten ne gjykatën Fier te njëjtën kërkese për kujdestarin e dy fëmijëve te djalit te tyre, Gazment Mustes. Mësohet se babai i 34 vjeçarit , është shprehur se ata i plotësojnë të gjithë kushtet për të marrë përsipër kujdestarinë e të miturve dhe që fëmijët të shkojnë të jetojnë në shtëpinë e gjyshërve, raporton News24.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...