Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.
Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore. Vranësirat mbeten të dukshme në zonat malore ku do të ketë shira të izoluar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë