Në pjesën më të madhe të territorit deri në mesditë moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në ultësirën perëndimore, të cilat zhvendosen gradualisht drejt zonave lindore dhe juglindore ku priten shira të izoluar. Sipas MeteoAlb, mbrëmja rikthen sërish kthjellimet në vend.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri mbi 30 °C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.