Dita e diel 28 prill 2019 moti do të jetë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/19°C
Zonat e ulëta 13/23°C
Zonat bregdetare 11/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
***
Moti sot në Kosovë
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje të shkurtra shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Koosvës vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore parashihet të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.
Java tjetër parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, rënie të temperaturave dhe reshje shiu.