Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugët e Shqipërisë.
Në orët e pasdites një automjet tip furgon ka aksidentuar një të mitur në qendër të qytetit të Kukësit.
Fëmija është i moshës 12 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Axhenisa në qendër të qytetit.
E mitura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën,
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë që ky është aksidenti i 3-të brenda këtij muaji në këtë qytet.