Vetëm para pak çastesh një atentat tronditi qytetin e Durrësit.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Julian Meçja, i cili është dërguar menjëherë në spital, ndonëse dyshohet se ka edhe të plagosur të tjerë.
Mirëpo Meçja rezulton një emër i njohur, pasi është anëtar i bandës së Lulzim Berishës.
Meçja u plagos pranë autostradës në zonës e ish-Kënetës, te rreth rrotullimi në lagjen 14, pranë mbikalimit të Shkozetit.
Bëhet me dije se të shtënat me armë kanë filluar nga rruga dytësore në Maminas dhe ka vijuar me shkëmbim zjarri.
Nga informacionet paraprake, raportohet i plagosuri ka qenë në makinë në momentin që kanë filluar të shtënat.
Ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes, ndërkohë pritet njoftimi zyrtar i policisë, e cila ndodhet në vendngjarje.