"Vajza ime 20 vjeçe konsumon drogë dhe alkool, duhet të mos i jap para?"

Hënë, 17 June 2019 21:20

Një nënë është tepër e shqetësuar për shëndetin e vajzës së saj. Adoleshentja ka nisur universitetin dhe nuk pranon që të kthehet në shtëpi pasi po shijon jetën e çmendur me drogë dhe alkool.

Për këtë arsye, nëna dëshiron të dijë si të kontrollojë të bijën dhe kërkon këshillën e psikologes Deidre.

Letra: Vajza ime është në Universitet dhe ka nisur të përdorë drogë. Duket sikur ka dalë jashtë kontrolli. Mendova se do vinte në shtëpi këtë verë dhe të mund ta largoja pak nga lëndët narkotike, por më tha se do qëndrojë në apartament pasi gjithsesi do të duhet ta paguajë qeranë për të gjithë verën.

Ajo punoi dhe studioi shumë në vitin e parë, por tani ka zënë miq të rinj dhe i ka lënë pas dore studimet. Nuk i ka mbushur ende 20 vjeçe, por pi alkool dhe konsumon drogë, si dhe pranon se ka kryer marrëdhënie në një klub nate.

Duhet të mos i jap më para që të heqë dorë nga këto vese? Jam aq e shqetësuar sa nuk fle gjatë natës. Nuk di çfarë të bëj për më të mirën e saj.

Deidre: E kuptoj që je e shqetësuar, por nëse nuk i jep më para, mund ti shkaktosh më shumë probleme.

Organizo një fundjavë që të qëndrosh me të. Mund të mos rrini në shtëpi, por organizoni së bashku dhe aktivitete zbavitëse. Pyesni nëse është e lumtur ose ndjen tension.

Thoni se jeni aty nëse ka nevojë për ty dhe ka ndihmë nëse ajo ndihet sikur nuk është në kontroll.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...