Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

E mërkurë, 03 July 2019 22:28

Sigurisht që në këto ditë të nxehta, pishinat janë një mënyrë e mirë për t’i përballuar temperaturat e larta.

Mirëpo sipas një raporti, kriza e një infeksioni të shkaktuar nga parazitët që jetojnë në pishina është rritur për 13% këtë vit. Në këtë raport thuhet se një lloj i parazitëve dhe baktereve, që zakonisht sulmon sistemin tretës dhe që gjendet në pishina dhe ambiente me ujë ka prekur 27.219 persona dhe ka shkaktuar tetë vdekje.

Vitin e kaluar, përafërsisht 50 persona që i janë ekspozuar një pishine publike janë infektuar nga sasia e tepërt e klorit në ujë.

Në mesin e këtyre pesonave të infektuar gjatë këtij viti, 58 % prej tyre jnë infektuar si pasojë e një bakteri të quajtur Cryptosporidium, i cili zakonisht sulmon sistemin tretës, përkatësisht zorrët. Ky lloj bakteri është rezistent ndaj klorit, kështu që eliminimi i saj nga uji i pishinave është gati i pamundur. Disa nga simptomat e infeksionit nga ky lloj bakteri janë: diarrea, marramendje, vjellje dhe gazra në stomak.

Çdo vit 15% e sëmundjeve që kanë këto simptoma shkaktohet nga ky lloj bakteri.

Një pishinë e pastër nuk ka aromë!

Kur hyni në një pishinë publike, aroma që në shumicën e pishinave është, nuk është shenjë e pastërtisë, në fakt është e kundërta. “Pishinat, të cilat janë të pastra nuk kanë aromë të rëndë. Kur sasia e klorit kombinohet me urinë, yndyrna të trupit dhe papastërti të tjera atëherë prodhohet një numër i madh i baktereve, që e shkaktojnë këtë aromë të keqe”, tha Mary Ostroëski, drejtor i American Chemistry Council.

Si t’i parandaloni infeksionet e shkaktuara nga pishinat?

Disa nga metodat me anë të së cilave ju mund të parandaloni këto infeksione janë:

Mos hyni në pishinë nëse vuani nga diarrhea,

Përdorni teste që detektojnë pH-në dhe nivelin e klorit në ujë

Pastroni trupin tuaj përpara se të hyni në pishinë

Mos e kaloni ujin në gojë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...