Dy të plagosurit e aksidentit në Paper të Elbasanit, që mbetën të bllokuar në mjet, janë transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Burime policore thanë se të plagosurit ndodhen në gjendje të rende, veçanërisht drejtuesi i mjetit.
Aksidenti – “Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, shtetasi A.H., rreth 21 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin ‘Benz’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, të rrugës”, njoftoi Policia.
“Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi G.B., rreth 26 vjeç, banues në Elbasan”, shtuan të njëjtat burime.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen nga makina të të plagosurve, të cilët u transportuan më pas në spitalin Rajonal të Elbasanit.