Motori përplaset me mjetin bujqësor në Korçë, 2 të plagosur

Saturday, 20 July 2019 19:44

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec.

Një motor dhe një mjet bujqësor janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë 2 persona janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Maliq

Informacion paraprak.

Më datë 20.07.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie, shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi E.M, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...