Ka ndërruar jetë i riu i cili u aksidentua mbrëmjen e sotëm në Lezhë. Sipas policisë, Ylli Mena ishte duke lëvizur me një biçikletë, kur u përplas nga një automjet.
“Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një aksident ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M. 27 vjeç, banues në Lezhë i cili po lëvizte me biçikletë. Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave”, njoftoi policia.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, i riu ka ndërruar jetë.
Burime policore thanë se drejtuesi i makinës është larguar nga vendngjarja pas aksidentit, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ai është A.K., 31 vjeç nga Kurbini.