Një trup i pajetë është gjetur në Vjosë, pasditen e sotme. “Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shenja dhune apo dëmtime të tjera”, njoftoi policia, duke përjashtuar mundësinë e një vrasjeje.
Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thikë”.
“Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier”, apelon policia.
Në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.