Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën perëndimore në Shkodër.
Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë 10 vjeç.
Njoftimi:
Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.