Policia e Lezhës arreston një 20 vjeçar, me akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash të cilat dyshohet se janë fituar si pasojë e shitjes së drogës, kryesisht e llojit kanabis sativa. Droga sipas policisë shitej më tepër në afërsi të shkollave. Si provë është sekuestruar një sasi droge dhe peshore elektronike.
Njoftimi
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gurra”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin Kurbin
Sekuestrohet lëndë narkotike, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike.
Vihet në pranga poseduesi
Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim dhe me Policinë e Kurbinit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gurra”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.P.,20 vjeç, banues në Laç, Kurbin
Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas, shpërndante lënde narkotike në doza të vogla, në lagjen “Gurra”, në kuadër të operacionit “Gurra”, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 20 vjeçarin.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 30 qese të vogla farmaceutike, një peshore elektronike,315 000 lek të reja dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”