Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Kukës. Sipas informacioneve paraprake, një person është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije por mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e krimit.
Saktësisht ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kalisë të Kukësit.