Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokaster ka dënuar para pak minutash me burgim të perjetshem Apostol Kostën 76 vjeçar nga Gjirokastra i cili ne tetor te 2017 egzekutoi me automatik Aleko dhe Afërdita Kostën në banesën e ketyre të fundit.
Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Lliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi ka dëgjuar pretencën e dhënë nga ana e prokurorit Emror Kasaj i cili kërkonte burgim të perjetshëm për Kostën, ka mbështetur tëresisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e ka denuar me burgim të perjetshëm Apostol Kostën.