Tre hajdutë kanë bërë 'kërdinë' duke vjedhur disa banesa dhe biznese ne Belsh. Hajdutët të maskuar, jane futur në një banesë dhe e kanë grabitur duke marrë lekët dhe sendet me vlerë që ndodheshin brenda.
Autorët ende nuk janë arrestuar, por janë kapur nga kamerat e sigurisë. Hajdutët kanë hyrë në banesat e personave me inicialet G.H. duke i vjedhur një shumë të konsiderueshme parash ditën e dielë, ndërsa pre e këtij fenomeni më pas ka rënë edhe banesa e G.Gj. ku po ashtu kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar në errësirë me shpejtësi sapo është zgjuar e zonja e shtëpisë, e cila i ka ndjerë lëvizjet.
Po ashtu pak kohë më parë personave me inicialet B.Z. C.H. dhe B.A u janë vjedhur makinat.
Pas këtyre ngjarjeve banorët e prekur kanë denoncuar rastet dhe policia ka nisur hetimet, por deri tani nuk është arrestuar asnjë nga autorët e dyshuar.