Djegia e makinës së kreut të PS/ Reagon policia, zbardhen detaje të reja

Saturday, 01 February 2020 10:55

Policisë së Elbasanit iu deshën dy ditë që të formulojë një njoftim zyrtar, lidhur me djegien e një mjeti në pronësi të Bashkisë së Peqinit. Ishte fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha ai që denoncoi fillimisht rastin, kurse gazetarët raportuan se mjeti i Bashkisë përdorej nga nënkryetari Madrid Sula.

Vetëm pas këtij denoncimi policia ka mbërritur në përfundimin se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit, ndërkohë që burime bënë me dije më herët se ngjarja ishte duke u hetuar si e qëllimshme.

Mbetet në pikëpyetje se pse u mbajt dy ditë i fshehur një zjarr i shkaktuar si pasojë e një defekti në mjet, ndërkohë që Sula, pak kohë më parë u zgjodh me sherr dhe me përplasje në krye të PS së Peqinit.

Makina e nënkryetarit të bashkisë së Peqinit dyshohet se është djegur nga dy persona. 

Automjeti tip fuoristradë me targë AA880 DR, ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së nënkryetarit të bashkisë Peqinit pasi kishte pësuar defekt në kambio. Sula i cili është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin si dhe drejtuesi i këtij automjeti kishin sinjalizuar për defektin edhe titullarin e institucionit dhe kishin marrë masa për dërgimin e tij në servis.

Njoftimi i policisë për rastin:

Gjatë natës së datës 30.01.2020, në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyoto”, në pronësi të Bashkisë Peqin. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Modifikuar më Saturday, 01 February 2020 11:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...