Krijimi i LSI,shembulli i vetem i carjes se PPSH dhe Partise Socialiste

Diel, 06 September 2020 16:17

/55news.al

16 vite me pare ne sfondin politik por edhe historik te Shqiperise, nje parti e re do te vinte me nje mision te qarte lidhur me aspiratat e kombit per integrimin europian .
Levizja Socialiste per Integrim do te hynte ne skenen e politikes shqiptare e vendosur per te qene lojtar me peshe , e qarte ne misionin e saj, e vendosur per te qene pjese e nje ardhmerie dhe jo pjese e nje te shkuare. Por duhet te ndalemi jo vetem ne konteksin kohor kur ajo u krijua, lidershipin qe e beri te mundur por edhe nje mision te madh historik qe ajo mori mbi vete, i pashkruar ky gjekundi, por qe ka nisur dhe do te lere gjurme te thella ne histori.

Ne menyren me absolute edhe sot e kesaj dite Shqiperia nuk i ka sheruar plaget e renda te komunizmit. Ky eshte fakt.Nuk ka sesi te sheroje kur ne shekullin e XXI nje pseudo sekt merr peng jo vetem te majten shqiptare e cila ende nuk ka bere detoksin e krimeve , por merr peng gjithe vendin.
Pikerisht ky sekt qe ne diten e marrjes se pushtetit deri sot ,ne te gjithe kapilaret e qeverisjes ,qe nga administrat qendrore , institucionet e saj , agjensite e ndryshme e deri ne trupin diplomatik jashte vendit ka thirrur "nen arme" trashegimtaret, bijte,niperit, mbesat te te gjithe piramides se krimeve te komunizmit per 50 vite.Ka me mijera shembuj, nuk eshte sot objekt i ketij shkrimi por eshte nje fakt qe tregon se ajo piramide kriminale i ka rrenjet e shtrira thelle ne shoqerine dhe ne te majten shqiptare .
Sot ne kete 16 vjetor pikerisht ketu, persa theksuam me siper merr peshe te madhe historike krijimi i LSI-se dhe shkon pertej misionit te krijimit te nje partie.

Partia Komuniste e Shqiperise gjate gjithe historise se saj, qe nga krijimi i grupeve te para komuniste dhe sot trashegimtare te saj, filozofine e daljes nga partia, nga rradhet e saj historikisht e ka denuar me vrasje dhe pushkatim dhe sot ne koherat e "komunizmit modern" veshur me terma te tjere te pelqyeshem ,me perjashtime dhe denigrime figurash.
Cdo individ duke filluar qe nga Sejfulla Malishova e deri te viti i tmerrshem 81',krimi mostruoz i vrasjes dhe pushkatimit te atyre qe cenonin unitetin e partise ishte filozofi dhe stragjeti partiake dhe shteterore sepse partia ishte shteti . Me mijera e me mijera te vrare, Sejfulla Malishova , Nako Spiro ,deri tek Mehmet Shehu sepse me kete teori e vrane kete te fundit.Edhe grupet armiqesore qe ekzekutoheshin,ne baze te kesaj teorie vriteshin.Gjysma e te tyreve nuk iu gjendet varri pikerisht per kete ceshtje te ekzekutuar.

 

Sic do te shprehej shkrimari i madh Simon Sebag Montefiore per nje terrorist si Bin Ladeni :nje drejtues terrori i shekullit XXI me program te shek VII.
I shkon kjo shprehje ne menyren me absolute Enver Hoxhes dhe piramides se tij sepse dhe ai nuk ishte gje tjeter vecse nje drejtues terrori i shek XX me nje program te shek VII.
Jo me kot gjigandi I letrave boterore Montefiore do ta perfshinte Enver Hoxhen ne librin "MONSTRAT" .
Por kemi dhe nje situate tjeter po kaq te rende pas rrezimit te Murit te Berlinit , Partia Punes me nje make up te emergjences nderroi emrin, por fytyra ishte shume e lodhur nga krimet e veset dhe make up-i se ndryshoi dot, por falangat esaj qe kishin qene gjithe jeten ne sherbim te kesaj organizate terroriste u leshuan mbi cdo force qe do te linte mbas 90, me armet qe komunistet i njohin mire:genjeshtren, shpifjen , vrasjen.
16 vite me pare LSI do ta gjente kete territor politik dhe armet e trashegimtareve te atyre qe vrane e pushkatuan.Cdo ze kunder Partise Punes vetem ishin sofistikuar. Shpifja denigrimi e genjeshtra kishin mbetur po ato.

Por suksesi i LSI do te ishte i padiskutueshem ne ecjen e saj ne arenen politike dhe historike, kjo sigurisht kishte faktore te rendesishem qe e benin te sigurte kete ecje. Ne rradhe te pare ishte lidershipi. Ilir Meta nuk vinte nga skalionet e lodhura te nxjerra nga arkivat me pluhur te Partise se Punes. Ishte student i dhjetorit, nje Nga ata qe moren persiper rriskun dhe i dolen perballe organizates terroriste te Partise se Punes.
Ai vinte nga nje karriere politike e cila vertete kishte kaluar faza me shpejtesine marramendese por thjesht e kishte bere me te forte instiktin e tij politik pak te shqise , pak te instikt , cdo lloj lidershipi cdo force e krijuar prej tij nuk di te kishte pasur me shume se 1 spo 2 vite jete , ajo si dhunti qe ta jep zoti dhe rrihet ne kurdhen e kohes dhe te inteligjences. Te gjitha keto bashke do te benin qe hapat e forces se re politike te ishin te sigurte.

Ky lloj lidershipi me kete lloj shqise dhe intuite dhe me instiktin dhe vokacionin perendimor do te arrinte te kuptonte dhe te merte vendimin qe shkeputja nga politika tradicionale nuk ishte thjesht krijimi i nje poli te trete.Sigurisht ajo do ta kishte kete vlere dhe e tregoi edhe me vone peshen dhe rolin ne politiken shqiptare si pol i trete, por rendesia me e madhe e saj ishte carja e Partise se Punes dhe PS.

Por pesha jo vetem e emrit por edhe e misionit do te ishte Integrimi Europian, do ti jepte nje permase tjeter ne politiken e brendshme, ne marredhenie me faktorin nderkombetar. Jo vetem si filozofi dhe strategji e politikes shqiptare por edhe si eksperience ne skakieren e politikes shqiptare ,lidershipi me instikt vlere dhe permase jashte te zakonshmes i jep oksigjen krijeses se tij .
Por sic e theksuam me larte falangat e Partise se Punes te armatosur ne denigrim dhe shpifje jo vetem politik ,por te pentruar edhe ne media, me ardhjen ne pushtet te rilindjes si nje trashegimtare e denje e PPSH do te vendosnin strategjine e goditjes ndaj LSI se dhe kishte dy arsye madhore
1.LSI si nje shembull historik i carjes se Partise se Punes dhe PS.
2.Sepse e dinin shume mire peshen, vleren e saj si politike jo vetem si King maker.
Sot pas 16 vjetesh LSI me nje levizje inteligjente te lidershipit Kryemadhi ka nisur jo vetem zgjerimin e bazes se saj ,po rrembimin e zemrav te te rinjve dhe puna me ta sot merr nje peshe tjeter .
Kjo jo pa arsye . Shqiperia eshte ne kthetrat e korrupsionit te rilindjes e kapur per fyti nga krimi organizuar edhe psestatistikat fshehin, mbi 800 mije shqiptare kane lene vendin, kryesisht te rinjte.
Sot me shume se kurre misioni i saj eshte po aq I rendesishem sa ne diten kur u krijua.

 

Modifikuar më Diel, 06 September 2020 16:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...