Lezhë: E kishte kthyer lokalin në kazino, prangoset 37-vjeçari

Saturday, 01 February 2020 11:47

Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar për vepren penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë -E.P.,37 vjeç, banues në Lezhë. Po ashtu është shpallur në kërkim A.N., 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin. Sipas policisë, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme ,në gjendje punë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Lezhës godet një tjetër rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim

Sekuestrohen 20 pajisje që përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti dhe një sasi e konsiderueshme lekësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët ushtrojnë veprimtarinë e e paligjshme të lojërave të fatit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-E.P.,37 vjeç, banues në Lezhë si edhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin A.N., 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ushtruan në Ishull, Shengjin, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme ,në gjendje punë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë Parë vepren penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Digital, numrin 112 apo çdo adresë tjetër zyrtare të Policisë, duke iu garantuar anonimatin, reagimin e shpejtë e profesional.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...