Masakroi gruan me thikë, tentoi vetëvrasjen. Kolegët e shqiptarit, të shokuar. Ja ç’thonë për Eduartin

Saturday, 01 February 2020 12:08

Të shokuar kanë mbetur shokët dhe kolegët e punës së Eduart Zyberit, shqiptarit 53 vjecar që masakroi gruan e tij me thikë e pastaj goditi edhe veten

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Genova, në banesën e një 30-vjecari, pronari italian, në të cilën laureat, 43 vjecare ishte e punësuar për mirëmbajtjen e shtëpisë.

“E pabesueshme, ai ishte një njeri i mirë, shumë punëtor, gjithnjë i qeshur, me batutë, njeri më të cilin kishe qejf të bisedoje dhe të rrije”- thotë një nga kolegët e punës së shqiptarit, që tashmë është në arrest për vrasje, ndërkohë që ndodhet në spital, me plagë thike në pjesën e barkut.

Mediat lokale shkruajnë se kolegët nuk e besojnë dot që një person i tillë si Eduarti të mund të kryente një masakër të tillë, duke lënë të vdekur nënën e dy fëmijëve.  Cifti Zyberi ka dy fëmijë, njëri prej të cilëve në moshë minore.

Ngjarjen në polici e referoi pronari i banesës, që kur u kthye pa tmerr me sy, gruan të shtrirë në një pellg gjaku dhe pranë saj, burrin me plagë të rënda në pjesën e barkut, që sic u mësua më pas, i kishte bërë vetë, në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Policia nuk ka dalë ende me një version lidhur me shkakun e ngjarjes së rëndë. “Nuk dihet nëse thika e përdorur ishte marrë me vete nga ana e autorit, apo ai e ka marrë në shtëpinë ku punonte gruaja, pas ndonjë debati mes çiftit”- thonë burimet hetimore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...