Nga Elvin Meka, ekspert i ekonomisë.
Ne vijim te informacionit per nje aplikim te qeverise shqiptare pranë Bankës Botërore per një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë, po shpreh disa opinione modeste per nje alternative tjeter, pertej rruges qe jemi mesuar gjithnje: hua te te huajt!
Se pari projekte te tilla mund te financohen me borxh publik qendror vetem nese ke nje ndermarrje unitare ujesjelles-kanalizime dhe jo dhjetera ndermarrje qe jane shoqeri aksionare per cdo bashki dhe parimisht funksionojne me menaxhim te pavarur financiar.
Se dyti, formati i praktikave me te mira dhe normale boterore te finanicmit te ujesjellesave eshte ai me obligacione te pushtetit vendor para'gjeneruese (UTILITY REVENUE BOND), qe lidhen ekskluzivisht me projektin e investimit ne ujesjellesat specifike dhe rrjetin lokal per cdo qytet.
(Djathas, prezantim i z.Elvin Meka)
Nese argumenti eshte qe nga Banka Boterore mund ta marrim me kushte te buta, kjo ha çik debat pasi Shqiperia nuk eshte me nivelin e vendeve qe perfitojne hua koncesionare.
Nese qeveria ka vertet hallin e normes se interesit, ajo shume bukur mund te konsideroje qe interesante nga keto obligaicone te jene te perjashtuar nga taksat, keshtu qe kjo con ne nje ulje jo te vogel te kuponit te interesit faktik qe do te paguhet. te fituar do jrnr qytetaret dhe investuesit, nderkohe qe qeveria perseri do jete neutrale, ne kete drejtim (te te ardhurave fiskale) si dhe ne rasti ne huamarrjes nga Banka Boterore.
Nga ana tjeter, qeveria shume mire mund dhe duhet te konsideroje qe te perdore parate e shqiptareve per financimin e ketyre projekteve madhore. Kjo ka efekte shume te mira ne disa aspekte:
1. Aktivizohen ne ekonomi parate e shqiptareve, direkt ose indirekt (indivde, fonde investimesh, banka, shoqeri sigurimesh, etj), duke energjizuar keto para' dhe rritur eficiencen e tyre, ne nje kohe qe kreditimit i ekonomise nuk po rritet dhe eshte shume i ulet ne raport me depozitat,
2. Shqiptaret do jene shume me te ndergjegjshem per te paguar ujin dhe detyrimet, pasi ne nje fare mase kjo do te ndikoje ne mbarevajtjetne e investimeve te tyre,
3. Parate mbeten brenda Shqiperise dhe nuk ekzpozohemi as ndaj rrezikut te kursit te kembimit dhe nuk rritet perpjestimi i borxhit ne monedhe te huaj,
4. Shqiptaret jane perfitues neto te interesave nga keto obligacione dhe jo Banka Boterore.
5. Fut ne loje shoqerite e sigurimeve, qe do te mund te konsiderojne ofrimin e produkteve moderne te CDS-ve lidhur me garancite e shlyerjes se obligacioneve, duke rritur biznesin e tyre,
6. Aktivizon fort tregun e kapitaleve dhe letrave me vlere ne vend, duke i terhequr njerezit drejt tij; kjo zhvillon dhe thellon me tej sistemin financiare shqiptar dhe hap mundesi te reja per profesione dhe sherbime financiare me vlere te shtuar.
7. Rrit dhe fuqizon pergjegjshmerine e menaxhimit te shoqerive te ujesjelles-kanalizimeve, duke ndihmuar ne rritjen cilesore te qeverisjes se korporates.
8. Ndihmon ne rritjen e autonomise se pushtetit lokal, duke sherbyer si nje shembull i mire edh per projekte te tjera madhore te infrastruktures lokale.
9. Rrit thelbesisht oferten e letrave me vlere dhe ndihmon ne diversifikimin e investimeve pertej titujve te qeverise qendrore.
10. Ndihmon ne edukimin financiar te publikut.
Ne finale, shqiptaret per te paguar e kane ujin, madje me çmime te rritura, por te pakten nepermjet mekanizmit te tregut te letrave me vlere dhe obligacioneve, mund te realihet permbushja e shume objektivave njeheresh, duke kontribuar ne rritjen e mireqenies, cilesise se jetes dhe qytetarise!
Uju është dhuratë e Zotit, ashtu siç është dhunti përdorimi i mendjes përpara parave! Para gjen kur dhe sa të duash, por halli mbetet tek mendja!