Këshilli Drejtues i Intesa Sanpaolo Bank Albania, pasi aprovoi në kohë “Planin e Mbështetjes për të Prekurit nga Tërmeti”, njofton se të gjitha aplikimet e marra për financime nga klientët e prekur nga tërmeti në periudhën Dhjetor 2019 – Janar 2020 janë miratuar.
“Plani i Mbështetjes për të Prekurit nga Tërmeti” i ndërtuar në Dhjetor 2019 ka si synim të ndihmojë të gjithë qytetarët dhe bizneset e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019.
“Plani i Mbështetjes për të Prekurit nga Tërmeti” ofroi mundësinë e shtyrjes ose ristrukturimit të ripagimit të kredisë (hipotekore, personale ose biznesi) pa aplikuar asnjë penalitet apo komision si dhe financime të reja për riparime ose qëllime të tjera të lidhura me objektivat e këtij plani.
Intesa Sanpaolo Bank Albania dëshiron të informojë të gjithë aplikuesit potencialë, të cilët janë prekur nga tërmeti, se të gjitha kërkesat e reja për financim afat-shkurtër ose afat-mesëm, do të përfitojnë një periudhë mos-pagim kësti prej 6 muajsh dhe normë interesi preferenciale.
Intesa Sanpaolo Bank Albania, në këtë mënyrë, konfirmon edhe një herë kontributin dhe mbështetjen konkrete për të gjitha familjet dhe bizneset e prekura nga ngjarja tragjike dhe do të vijojë me veprime të tjera për mbështetjen e tyre në të ardhmen.