'Rai 3' nuk ndalet: Krerët e narkotrafikut shqiptar nuk kapen kurrë

Hënë, 03 February 2020 08:38

Udhëtimi i RAI 3 në Shqipëri me reportazhin në katër pjesë të titulluar "Kufiri Evropës" është mbyllur me kronikën e fundit të transmetuar një natë më parë 2 shkurt 2020, në edicionin qendror të lajmeve të orës 19.00. Në fokus është vënë trafiku i kokainës dhe roli i krimit të organizuar shqiptar, që në aleancë me mafian kalabreze Ndrangheta, janë bërë protagonistë të transportit të saj nga Kolumbia në Europë.

Në mikrofonin e RAI 3 ish-Drejtori i Policisë shqiptare, Ahmet Prençi thotë se ky trafik është rritur pasi nuk ka pasur një vullnet politik për ta luftuar.

"Sipas një analize të Drejtorisë së Doganave shqiptare, thotë gazetari italian Vlaterio Kataldi, trafiku i bananeve në Shqipëri më 2018 është rritur me 62% dhe vendet kryesore të importimit janë Kolumbia e Ekuadori. Lajm ky që duket se zbulon një sekret që të gjithë e dinë, se shpesh në ngarkesën me banane udhëtojnë dhe ngarkesa me kokainë. Ngarkesa e fundit ishte 137 kilogramë e kapur në një anije që nga Kolumbia mbërriti në Greqi duke kaluar përmes Shqipërisë. E me këtë metodë klanet shqiptare transportojnë kokainë në të gjithë Europën si dhe kjo ngarkesë e kapur në Gjermani."

Gazetari italian ka intervistuar Prokurorin e Antimafias Italiane Nicola Gratteri, i cili thotë " se kemi hetuar shqiptarë në biznes me Ndranghetan për trafikun e kokainës. Kemi identifikuar shqiptarë në Kolumbi në krah me Ndranghetan."

 

Në Kolumbi ka ndërmjetës shqiptarë që hyjnë në marrëveshje me narkos e organizojnë trafikun e kokainës drejt Europës. E konfirmojnë dhe hetimet e drejtësisë ekuadoriane dhe 3 vrasjet e kryera gjatë 3 viteve të fundit në Guayaquil, një nga portet kryesore me dalje në oqean. 3 shqiptarë u ekzekutuan në vitet 2016-2018.

"E ky fakt që konfirmon nivelin e lartë që ka arritur në trafikun e drogës mafia shqiptare", thotë për median italiane ish-Drejtori i Policisë Shqiptare, Ahmet Prençi.

"Edhe kolumbianët e kanë nisur duke kultivuar kanabis, thotë ai, por pa mbështetjen e politikës që mbyll një sy, nuk mund të kalohen sasi kaq të mëdha droge."

"Problemi sipas ish Drejtorit të Policisë Shqiptare, është se nuk ka vullnet politik për të luftuar narkotrafikun. Nga 2013 janë kapur vetëm trafikantë të vegjël. Krerët e narkotrafikut shqiptar nuk janë kapur kurrë. E është evidente se ka dika që nuk funksionon në Shqipëri".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...