Familjaret e Andon Mëhillajt, personit qe gjeti vdekjen ne burgun e Peqinit, i arrestuar si anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë, akuzojne shtetin per humbjen e njeriut te tyre.
familjaret tregojne se Andon Mehillaj, baba i dy femijeve vuante nga zemra, qe ne momentin qe hyri ne burg.
“Ai vuante nga zemra qe ne momentin qe hyri ne burg. Shteti e ka lene te izoluar. Ka nderruar jete per shkak te mungeses se ndihmes mjekesore”- thone familjaret.
Ata tregojne se u eshte komunikuar se ai ka nderruar jete per shkak te nje ataku kardiak.
Sipas tyre ai nuk kishte lidhje me asnje nga akzuat kriminale qe i jane bere. “Cfare krimineli ishte ai, ate e denuan se nuk kishte leke”- thone ata.
Nderkohe qe avokati i tij, Edmond Dema ka thene se kishte probleme me gjendjen shendetesore te renduar per shkak te pritjes se gjate.
“Presim tashme edhe informacionin mbi shkakun e vdekjes. Une kam qene avokati i tij. E kishim ceshtjen ne mes pasi prisnim edhe nga gjykata e Larte. Rreth dy muaj me pare kam patur nje komunikim telefonik dhe ai gjithmone besonte tek pafajsia”- thote ai.