I kërkuar për vrasje me dashje, arrestohet 47 vjeçari në Vlorë

Tuesday, 04 February 2020 08:42

Ështe arrestuar nga Policia në Vlorë një person me precente te shumtë penal ne Grqei.

47 vjeçari është i akuzuar, "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim", "Grabitje në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje", "Përdorim i paligjshëm i armës", "Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike", dhe “Falsifikim", të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

I arrstuari është Bardhosh Mino(Lytaj)

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar "Bianco".

Kapet i kërkuari për disa vepra penale në shtetin Grek.

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, Sektori i Hetimit te Krimeve në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin "Bianco" mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

B.M (L), 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale:

"Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim", "Grabitje në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje", "Përdorim i paligjshëm i armës", "Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike", dhe “Falsifikim", të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...