Kreu i bandës së Beratit, “Djali i bukur” që vrau 61 persona

E Enjte, 06 February 2020 08:35

Si u be pjese e botes se krimit dhe kreu u bandes se Beratit Atlin Dardha, djali qe cilesohej i bukur dhe qe gjatë ‘karrierës’ së tij kriminale ka kryer 61 vrasje.

Sipas burimeve ai e konsideronte veten “djalë të bukur” dhe shkak për sjelljen e tij të dhunshme u bë një incident me policinë kur ishte adoleshent.

Përsa i përket sasisë së madhe të krimit të prodhuar nga një bandë është periudha 31 Mars ’97 deri në Gusht të ’97 e Bandës së Beratit, që prodhoi mbi 200 të vrarë. Flasim për një konflikt mes bandash, por kishte dhe njerëz të pafajshëm. Nga këto vetëm Altin Dardha mbante mend vetë, sepse ua thoshte dhe shokëve, që kishte vrarë 56 persona. Ka bërë dhe vrasjen e fundit në Berat, që ishin 5 të tjerë. Ai e mbylli me 61 të vrarë, që i kishte vrarë vetë dhe në bashkëpunim. Nuk i ka të gjithë të vrarë në Berat, por edhe jashtë shtetit, në Tiranë dhe rrethe të tjera”.

Altin Dardha ishte një djalë që kishte vajtur në Elbasan në shkollë të mesme për përpunim druri. Ai ishte djalë i një mësuesi, ndërsa e ëma punonte në Kombinatin e Tekstileve. Kishte dhe një motër dhe jetonte shumë thjeshtë. Por në vitet ’88-’89 filluan thikat në Elbasan, grupet e vogla të adoleshentëve. Altini ishte pjesëmarrës dhe e përjashtuan nga shkolla. Babai u tregua i shkathët, e hoqi nga aty dhe e solli në Qytetin e Nxënësve në të njëjtën shkollë. Aty Altin Dardha u lidh me bandën e Xha Baftëve, nga shiu në breshër, i bie kjo histori. Shkoi nga Tirana në Berat dhe krijoi një grup të vogël banditësh, të cilët vidhnin fillimisht stopa makinash, ngacmonin vajzat te gjimnazi dhe mbanin thika”.

“Altin Dardha e quante veten djalë të bukur. Në vitin ’92-’93 e merr policia te gjimnazi sepse i kishte rënë në qafë mbesës 15-vjeçare të shefit të komisariatit. Nuk e çuan në polici, por në Lapardha, në një vend të fshehtë pranë lumit dhe e rrahën. Por ky gjatë gjithë kohës bënte të fortin me policinë, u thoshte që një ditë do të rritej dhe do t’i hiqte qafe. Unë besoj se ka ndonjëherë raste të tilla që i bëjnë njerëzit të dhunshëm”.

Në vitin ’93 bën vrasjen e parë që e bën me thikë. Vranë vëllain e Buran Tomorrit, kundërshtarit që filloi dhe ai t’i godiste shumë fort. Në vitin 1997 e mori peshën. Edhe pse ka kryer 61 vrasje nuk ishte vrasës me pagesë”, tregoi gazetari Dervishi.

Ndërsa sipas gazetarit Poli Hoxha, Altin Dardha ka kryer vrasje edhe për të provuar nishanin e tij në qitje me kalimtarë të rastit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...